LAJMI I FUNDIT:

Shaban Gogaj: Dënimi im do të jetë ditën kur do të dalë nga burgu dhe nuk e shoh më Agonisin

Shaban Gogaj: Dënimi im do të jetë ditën kur do të dalë nga burgu dhe nuk e shoh më Agonisin

Në fjalën përfundimtare, prokuoria kërkoi të shqiptohet sanksion meritues për t’u arritur qëllimi i dënimit, ndërsa i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj, tha se dënimi i tij do të jetë atë ditë kur do të dalë nga burgu dhe nuk do ta shohë më tani të ndjerin në kompaninë e tij.

Në anën tjetër, pala e dëmtuar konsideroi se dashja ka ekzituar dhe i ndjeri është vrarë nga i akuzuari pa asnjë arsye të vetme, vetëm se ka pasur mundësi kryerësi ta privojë nga jeta.


Në seancën e shqyrtimit gjyqësor, të marten, në Gjykatën Themelore në Pejë, ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, u dha fjala përfundimtare, ku i akuzuari Gogaj deklaroi se i vjen keq për gjithçka çfarë ka ndodhur.

“Ky rast çka ka ndodh, ky rast ka ndodh veç pahiri, edhe nuk ka qysh del kurrqysh ndryshe, ju mundeni gjithqysh me më dënu nuk është asnjë pikë problemi, dënimi jem është atë ditë kur dal prej burgit, kur shkoj në kompaninë Gogaj, edhe nuk e shoh mo Agonisin, qajo është dënimi jem”, tha I akuzuari Gogaj, në fjalën përfundimtare të tij.

Ai gjithashtu shtoi se i vjen keq për krejt se çfarë ka ndodhur, duke theksuar se prej një shakaje të bëhet një tragjedi e tillë, askush nuk e kisht pritur askush nuk ka dashur të ndodhë kjo.

Në fjalën përfundimtare, prokurori Isuf Sadiku, deklaroi se mbetet pranë aktit akuzues të 12 qershorit 2019, duke konsideruar se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor është vërtetuar pa mëdyshje se të akuzuarit Shaban Gogaj dhe Isuf Cacaj, kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria gjithashtu konsideroi se të njëjtit kanë kryer veprën penale sipas provave të cilat janë shqyrtuar gjatë shqyritmit gjyqëso,r si provat materiale dhe personale, duke ardhur në përfundim që të njëjtit duhen të shpallen fajtorë dhe t’iu jepet një denim meritor konform dispozitave të Kodit Penal.

I njëjti i propozoi gjykatës që gjatë matjes së dënimit të ketë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese, e në rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj të marrë parasysh shkallën e përgjegjësisë penale dhe kryerjen e veprës penale në vend publik, dhe në vendin ku i ndjeri ka qenë i punësuar e ku kjo vepër ka shkaktuar shqetësim tek familja dhe qytetarët tjerë.

Ndërsa, si rrethanë lehtësuese, prokurori i propozoi gjykatës që të ketë moshën e re të të akuzuarit, duke shtuar se gjykata duhet t’i shqiptoië një sanksion meritues, me të cilin do të arrihet qëllimi i dënimit.

I autorizuari i palës së dëmtuarit, avokati Berat Tmava, në fjalën përfundimtare deklaroi se sot gjithçka është në dorën e gjykatës që pas shqyrtimit të të gjitha provave të qarta e sidomos nga video-incizimi, i cili pasqyron gjithçka edhe nëse nuk do ta kishin thënë asnjë fjalë të vetme në këtë proces gjyqësor.

Sipas tij, askush nuk ka mundësi të ndikojë në sistemin e drejtësisë pa marrë parasysh fuqinë financiare apo politike të tij.

“Është fakt notor dhe i pakontestueshëm se për ta privaur nga jeta, i akuzuari tani të ndjerin Agonis Tetaj, ka pasur dashje direkte, dashja ka ekzistuar dhe i ndjeri është vrarë nga i akuzuari pa asnjë arsye të vetme se ka pasur mundësi kryesi që ta privojë nga jeta dhe me këtë rast i ka rrezikuar edhe tre persona tjerë që kanë qenë afër viktimës, tha Tmavaj.

Avokati Tmavaj, tha se veprimet e të akuzuarit më së miri i kanë spjeguar në raportet e tyre ekspertët e balistikës, duke përshkruar në detaje rregullat e arta të përdorimit të armës në të cilat ka pasur njohuri i akuzuari.

Ai gjithashtu deklaroi se i ndjeri ishte vrarë ditën e diel, ditën ku ka shkuar të punojë për të siguruar kafshatën e gojës familjarëve të tij tek, një punëdhënës që ka punuar rreth 5 vite, por asesi nuk ka menduar që një ditë dikush pa ndonjë arsye do t’ia marrë jetën.

Avokati i propozoi gjykatës që në rastin e marrjes së vendimit mbi dënimin, ta ketë parasysh këtë çështje dhe që ishte vrarë një djale i ri në moshën 28 vjeçare në rrethanat më të rënda të mundshme dhe kërkoi që i akuzuari të shpallet fajtor për dy vepra penale, ashtu siç është akuzuar dhe t’i shqiptohet dënimi i paraparë sipas dispozitave ligjore.

Familja e të ndjerit nuk kërkoi kompensim për vdekjen e tani të ndjerit Tetaj, pasi që nuk ka vlerë për të cilën mund ta zëvendësojë vdekjen e Agonisit.

Kurse, mbrojtësja në gatitshmëri, avokatja Sabrije Abazi, nuk kishte çfarë të shtonte, pasi që sipas saj nuk kishte autorizim nga i akuzuari që të shtojë diçka në fjalën përfundimtare të tij.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 14 tetor 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori