LAJMI I FUNDIT:

Sfida e radhës për ekipin Bad News Eagles, kundër ekipit më të mirë në botë FaZe

Sfida e radhës për ekipin Bad News Eagles, kundër ekipit më të mirë në botë FaZe

Pas humbjes në ndeshjen e parë të fazës ‘Legends Stage’ në PGL Antwerp Major CS:GO, tani ekipi shqiptar Bad News Eagles do të përballet me ekipin më të mirë në botë për momentin, FaZe.

Gara për vendin e parë dhe çmimet rreth 1 milion dollarë, po vazhdon në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, tani ekipet po mundohen të sigurojnë një vend në fazën tjetër ‘Champions Stage’, ku vetëm tetë ekipet më të mira do të mund të luajnë.


Pas humbjes nga ekipi Copenhagen Flames tani ekipi shqiptar mbanë serinë e ndeshjeve me rekord 0-1 (një humbje, asnjë fitore), siç e mbanë edhe ekipi FaZe i cili u mposht nga ENCE në ndeshjen e tyre të parë, transmeton Telegrafi.

Ekipi shqiptar do të provojë të sigurojë fitoren kundër ekipit FaZe, ku do të shohim kapitenin më të mirë shqiptar sinnopsy, kundër njërit nga kapitenët më të mirë të botës Finn ‘karrigan’ Andersen.

Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe ekipit numër një të botës FaZe do të zhvillohet sot (e shtunë) duke filluar nga ora 19:15, në formatin ‘Bo1’.

Super ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL, në platformat Twitch dhe Youtube.

Këto janë formacionet e dy ekipeve:

Bad News Eagles

Genc ‘gxx-‘ Kolgeci

Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi

Rigon ‘rigoN‘ Gashi

Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci

Sener ‘SENER1‘ Mahmuti


FaZe

Finn “⁠karrigan⁠” Andersen

Helvijs “⁠broky⁠” Saukants

Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken

Robin “⁠ropz⁠” Kool

Havard “rain” Nygaard


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori