Drenica mori fitore të madhe përballë Ballkanit në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës me rezultat 2-1.

Trajneri i skuadrës nga Skenderaj, Sami Sermaxhaj ka thënë se lojtarët e tij kanë dhënë gjithçka për të triumfuar.

“E kemi parasysh që kemi pas përballë ekipin më të fortë në Superligë, kemi marrë masat e duhura, kemi bë golat dhe pastaj kemi administrua lojën deri në fund, si rezultat i angazhimit të lojtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe për njëri-tjetrin dhe kështu kemi arritur tre pikë që na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë”, ka thënë fillimisht Sermaxhaj.

Reklama
Ballkani lëshon kreun, mposhtet në udhëtim te Drenica Ballkani lëshon kreun, mposhtet në udhëtim te Drenica

“Kemi bërë një hap të mirë, por jo hapin gjigant, kemi sfida shumë të vështira”, përfundoi ai.

Reklama

Pas xhiros së 32’të, Prishtina kryeson tabelën me 69 pikë, e ndjekur nga Drita e Ballkani që kanë 68, respektivisht 67 pikë. /Telegrafi/