LAJMI I FUNDIT:

Sërish përplasje në det: Këtë herë një anije mallrash dhe një cisternë në Japoni

Sërish përplasje në det: Këtë herë një anije mallrash dhe një cisternë në Japoni

Garda Bregdetare e Japonisë, me ndihmën e anijeve dhe aeroplanëve, po kërkon tre anëtarë të zhdukur të ekuipazhit të një anije ngarkese që u përmbys dhe u mbyt sot pas një përplasjeje me një cisternë. Përplasja ndodhi në brigjet e Japonisë.

Anija “Byakko” u mbyt këtë mëngjes rreth orës 02.40 pas një përplasjeje me cisternën “Ulsan Pionir”, e cila po transportonte kimikate, në ngushticën e Kurushma, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato, raporton voa.

Garda Bregdetare dhe anijet aty pranë shpëtuan nëntë nga 12 anëtarët e ekuipazhit dhe 14 anije patrullimi dhe tre avionë të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të zhdukurit, tha një zyrtar japonez.

Nuk kishte lëndime në mesin e ekuipazhit të cisternës dhe nuk kishte derdhje ose objekte lundruese në vendin e aksidentit, theksoi Kato.

Ndryshe, tre peshkatarë japonezë u vranë dje kur anijet japoneze dhe ruse u përplasën në Detin e Okhotsk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori