Serie A mund ta shtyjë rifillimin për disa ditë, shkak bëhet dekreti i ri i kryeministrit

248:"MILAN, ITALY - JANUARY 26: Radja Nainggolan of Cagliari Calcio in action during the Serie A match between FC Internazionale and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on January 26, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte thuhet se ka nënshkruar një dekret të ri që pezullon të gjitha ngjarjet dhe garat sportive deri më 14 qershor.
Serie A fillimisht kishte njoftuar një datë të përkohshme për të rifilluar kampionatin, pasi trajnimet në grup që do nisin sot.
Data e caktuar fillimisht për nisje të kampionatit ishte 13 qershori, por duket se do të shtyhet për shkak të dekretit të ri të nënshkruar nga kryeministri.
Dekreti i ri mund të detyrojë FIGC-in të kërkojë një datë të re.
Serie A mund të heq dorë për të rifilluar më 13 qershor, duke e shtuar disa ditë më pas. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































