LAJMI I FUNDIT:

“Seria A të nisë në mes të gushtit”

“Seria A të nisë në mes të gushtit”

Giampiero Ventura ndjek shembullin e Antonio Contes dhe kërkon që sezoni i Serisë A të nisë në mesin e muajit gusht dhe jo në fundin e tij.

Tekniku i “axurrëve” e ka bërë këtë apel gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës miqësore që Italia do të luajë ndaj Gjermanisë.


“Kam bërë kërkesë që kampionati të nisë 3 javë përpara nisjes së sfidave kualifikuese, por askush nuk më dëgjoi. Data 13 gusht për nisjen e sezonit është idealja. Është në interesin kombëtar sepse lojtarët nisin të luajnë më herët”, tha Ventura.

Trajneri i Italisë e bëri një deklaratë të tillë duke iu referuar ndeshjes me Francën në 1 shtator në Bari, në të cilën italianët humbën 3-1, me teknikun që vuri në dukje diferencat mes skuadrave përsa i përket formës fizike të lojtarëve.

Përveç kësaj, Ventura e kërkon një gjë të tillë në mënyrë që lojtarët e tij të jenë sa më të përgatitur për ndeshjen me Spanjën që do të luhet në 2 shtatorin e vitit të ardhshëm, një ndeshje që mund të vendosë shumë për fatin e grupit kualifikues të Botërorit 2018