LAJMI I FUNDIT:

Seria Huawei P60 lansohet globalisht më 9 maj

Seria Huawei P60 lansohet globalisht më 9 maj

Seria Huawei P60 është konfirmuar se do të lansohet globalisht më 9 maj.

Seria përfshin modelet bazë si Huawei P60, Huawei P60 Pro dhe modelet premium Huawei P60 Art, transmeton Telegrafi.


Seria u lansua në Kinë në fillim të këtij viti në mars. Seria mundësohet nga Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1 4G SoC dhe është e pajisur me mesazhe satelitore të dyanshme Beidou që iu mundëson përdoruesve të dërgojnë dhe të marrin mesazhe duke përdorur rrjete satelitore direkte në kohë dhe vende ku rrjeti celular nuk është i disponueshëm.

Telefonat ndajnë gjithashtu specifika të ngjashme të panelit të ekranit.

Kompania, në një postim në Twitter, njoftoi se seria Huawei 960 do të lansohet globalisht më 9 maj.

Huawei gjithashtu përmendi se krahas saj do të lansohen edhe produkte të tjera kryesore, por nuk specifikoi se cilat produkte. Më vonë, kompania iu përgjigj një komenti duke thënë se disponueshmëria e telefonave do të ndryshojë në varësi të rajonit. /Telegrafi/