LAJMI I FUNDIT:

Serbia riaktivizon tri pika karburanti në veri të Kosovës, Gjuriq nuk merr pjesë

Serbia riaktivizon tri pika karburanti në veri të Kosovës, Gjuriq nuk merr pjesë

Pas 17 vjetësh industria e naftës së Serbisë do të riaktivizojë tri pika karburanti në pjesën veriore të Kosovës, në Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicë.

Kjo është bërë e ditur nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.


Ani pse, drejtori i kësaj zyre, Marko Gjuriq kishte paralajmëruar të vinte në Kosovë me rastin e hapjes së këtyre pikave të karburantit është njoftuat se ai nuk do të jetë prezent.

Njoftimi thotë se ai “për arsye objektive” nuk do marrë pjesë në riaktivizimin e këtyre pompave. /Lajmi.net/