LAJMI I FUNDIT:

Serbia prej nesër do të vendosë kundërmasa ndaj Maqedonisë për shkak të importit të vështirësuar të miellit

Serbia prej nesër do të vendosë kundërmasa ndaj Maqedonisë për shkak të importit të vështirësuar të miellit

Serbia prej nesër do të vendosë kundërmasa ndaj Maqedonisë për shkak të importit të vështirësuar të miellit, paralajmëroi sot ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq.

“Nuk mund të presim më. Përveç blerjes së kohës, nga ana e tyre nuk pamë kurfarë përgjegjësie për zgjidhje të problemit”, thotë Ljajiq në deklaratë për “Danas”.


Thekson se ka qenë i gatshëm të premten të vijë në Shkup për të biseduar me përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e problemit me importin e miellit serb në Maqedoni, por ka hequr dorë sepse nuk ka dëgjuar propozim konkret për të cilin mund të bisedohej.

Siç informuan nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave (MBPU) dje për AIM-në, po shqyrtohen të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes.

Pritet, në Këshillin e sotëm ekonomik të ministrave nga resori i ekonomisë të hapet edhe çështja për ndryshimet e Rregullores për të cilën u krijuan mosmarrëveshje me Serbinë.

Ministri Nikollovski të shtunën kumtoi se është arritur marrëveshje që të formohet komitet mes dy palëve që do t’i hapë të gjitha çështjet e mundshme, ndërsa mbledhja e parë është caktuar këtë muaj në Nish.

Problemi me importin e miellit serb u krijua pasi që Maqedonia, më 8 shkurt të këtij viti, i vendosi ndryshimet e Rregullores ekzistuese. Me ndryshimet urdhërohet që mielli të shënohet me etiketa pas distribuimit dhe kontrollit të tij të plotë në vend, e jo para se të arrijë në Maqedoni, nga ana e eksportuesve.

Serbia reagoi sepse konsideron se Maqedonia po vendosë barriera, që nga ana e Maqedonisë mohohet dhe përmendet se kushtet për import edhe deri më tnai kanë qenë të njejta, vetëm ka ndryshuar orari i tyre dhe duhet të respektohen./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori