I pyetur nëse di t’i bie violinës, “Sasha muzikanti” jep dy përgjigje njëherësh “shumë dhe hiç”.
Imazhet e violinës që janë të shpërndara nëpër postimet e tij nga Rusia dhe Ukraina, thotë ai gjatë një bisede, janë një homazh për grupin mercenar rus që vepron si një krah luftarak brutal i Kremlinit, i quajtur Wagner, emër i një kompozitori gjerman, i shekullit XIX-të.
Ky 43-vjeçar, serb i Bosnjë e Hercegovinës, me besnikëri të shpallur ndaj “mënyrës ruse”, i është bashkuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Jam i lidhur ngushtë me Rusinë. Gjithçka tek unë është ruse. Unë jam në anën ruse, po. Personalisht, do të kthehem në shtëpi në momentin që marrëveshja të përfundojë dhe gjithçka të jetë ruse. Gjithçka”, thotë ai.
Në biseda të shumta nëpër disa platforma dhe dy profile në internet, ai foli haptas për bashkim në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Që nga nëntori, postimet e tij në VKontakte kanë qenë një paradë e ushtarëve të kamufluar, pako me ushqime dhe furnizime të tjera që thuhet se janë të destinuara për trupat ruse në Ukrainë. Po ashtu edhe video të individëve të maskuar duke përdorur pushkë të nivelit ushtarak dhe armë të tjera. Të gjitha në mbështetje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
Burime të inteligjencës boshnjake i thanë REL-it se, “Sasha muzikanti” është një nga shtatë shtetasit boshnjakë në fushëbetejat e Ukrainës.
Ndërrimi i identitetit
Të dhënat dhe burimet e inteligjencës në Bosnje e Hercegovinë konfirmojnë se “Sasha muzikanti” është një 43-vjeçar nga Banja Lluka, i cili lindi si Ljubisha Boziq, por zyrtarisht ndryshoi emrin e tij disa vjet më herët në Aleksandar Velimiroviq, mes problemeve të vazhdueshme ligjore.
Dhe dy burime të sigurisë në Bosnje, të cilët folën në kushte anonimiteti, thantë se Velimiroviq shkoi në Ukrainë në pranverën e vitit 2022, disa javë pasi nisi pushtimi i paprovokuar i Kievit nga Moska.
Duke folur në biseda dhe korrespondencë në internet gjatë disa muajve, Velimiroviq nuk pranoi të konfirmonte se ai kishte qenë në Ukrainë gjatë tetë vjetëve të fundit.
Ai tha se detyra e tij është të dërgojë ndihma, ushqime dhe furnizime të tjera për ushtrinë ruse. Ai, gjithashtu, pohoi se nuk është në fushëbetejë dhe se fotot dhe videot që ai publikon në rrjetet sociale janë aty rastësisht dhe se nuk nënkuptojnë asgjë.
“Do të kthehem në Bosnje kur të mos ketë më kufi mes nesh”, shtoi ai.
Në një bisedë, ai pyeti se pse po kontaktohej nga një korrespondent nga entiteti i Federatës – e cila bashkë me Republika Serbe me shumicë serbe përbën Bosnje e Hercegovinën – “kur unë jam nga Republika Srpska”.
Ai, gjithashtu, akuzoi korrespondentin e Radios Evropa e Lirë se ishte “në SIPA”, një referencë për Agjencinë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes, agjencisë zyrtare të policisë shtetërore të Bosnjës.
E kaluara kriminale
Velimiroviq është shfaqur në fotot që e tregojnë atë në fushëbetejë me simbolin Wagner, por veshja e tij ushtarake – gjatë bisedave të tij – nuk kishte asnjë emërtim të dukshëm.
Ai kaloi më shumë se një dekadë në telashe me ligjin në Bosnjë e Hercegovinë, duke përfshirë një dënim për rrëmbim në vitin 2010 dhe një kundërvajtje për fyerje të myslimanëve para një xhamie në Banja Lluka në vitin 2016, kështu që ai ishte i njohur për policinë boshnjake.
Përplasja e tij e tretë e madhe me ligjin ndodhi në vitin 2020, kur ai u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës. Më pas ai u transferua nga autoritetet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës në sistemin e drejtësisë në Republika Serbe, përpara se të lirohej, kur një gjykatë e Banja Llukës tha se nuk ishte në gjendje të “përcaktonte se cili urdhër” po zbatohej.
Ndryshimi i emrit dukej se luante një rol në këto çështje.
Agjentët e SIPA-s, që zakonisht trajtojnë rastet e pjesëmarrjes së dyshuar në konflikte të huaja, e morën në pyetje si të dyshuar.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bosnjës ka thënë se urdhri për pezullimin e rastit ishte lëshuar “për shkak se nuk kishte prova të mjaftueshme për kryerjen e një vepre penale”. Shumica e provave përbëheshin nga detaje rrethanore dhe “informacione vështirë të verifikueshme në rrjetet sociale”.
Një burim i besueshëm tha se pas largimit për në Rusi, Velimiroviq nënshkroi një kontratë me grupin e Wagnerit dhe po kërkonte shtetësinë ruse. Por, REL-i nuk ka mundur ta verifikojë këtë në mënyrë të pavarur.
Wagner, forca luftarake paraushtarake e lidhur me Kremlinin, e cila së bashku me themeluesin e saj, Yevgeny Prigozhin, është nën sanksione të SHBA-së dhe sanksione tjera perëndimore, ka shpallur vende “pune” në Russia Today Balkans, kanal i propagandës ruse.
“Unë nuk jam aq budalla sa të shkoj në shtëpi tani, ku do të ketë shumë pyetje”, tha Velimiroviq.
Të dëshpëruar për luftëtarë “rusë”
Planifikuesit rusë të luftës mendohet se kanë pritur betejë më të lehtë dhe të shpejtë në nënshtrimin e Ukrainës, por mbrojtësit ukrainas, me mbështetjen perëndimore, e kanë penguar pushtimin përgjatë 15 muajve.
Dhjetëra mijëra trupa ruse besohet se janë vrarë, me shumë të tjerë të plagosur, duke e detyruar Putinin të thirr një “mobilizim të pjesshëm” për të vazhduar luftimet – me mbështetjen e mercenarëve të Wagnerit.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një praktikë “alarmante” të grupit Wagner të rekrutimit të të burgosurve rusë për të luftuar në Ukrainë. Në mars, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) përshkroi një skemë, sipas së cilës faljet e të burgosurve shkëmbeheshin me bashkimin në luftë. Gjithashtu, u tha se Wagner rekruton shtetas rusë dhe të huaj, të cilët vuanin burgun për vepra penale.
Është e vështirë të thuhet se sa të rinj nga Ballkani kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë. Ligji boshnjak ua ndalon qytetarëve të saj të bashkohen me ushtritë e huaja.
Prokurorët boshnjakë i thanë REL-it se po hetonin shtatë shtetas të Bosnje e Hercegovinës nën dyshimet se iu bashkuan forcave luftarake të Rusisë. Ata nuk pranuan të konfirmonin zyrtarisht nëse këtu përfshihet edhe Velimiroviqi.
Në Bosnjë e Hercegovinë, çështja e profilit më të lartë për luftime të dyshuara në Ukrainë ishte ndjekja penale e Gavrilo Steviqit, i cili u lirua në mars të vitit 2020 nga të gjitha akuzat për luftë për separatistët anti-Kiev.
Ai u akuzua se kishte udhëtuar nëpërmjet Beogradit për në Moskë dhe Rostov-on-Don në Ukrainë, në vitin 2014, ku prokurorët besonin se ai iu bashkua njësisë paraushtarake “Jovan Seviq”, në një zonë të rajonit të Luhanskut të Ukrainës që ishte pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia. Steviq, i cili që atëherë ka pasur aktivizëm pro-rus, pranoi se kishte udhëtuar në Ukrainë “si një jugosllav dhe idealist”, por pohoi se kurrë nuk ka luftuar.
Inteligjenca ukrainase beson se qindra qytetarë serbë kanë luftuar në Ukrainën lindore së bashku me separatistët e mbështetur nga Rusia pas vitit 2014. Më shumë persona është raportuar t’i jenë bashkuar palës ruse, prej nisjes së luftës më 2022, pasi pasojat ligjore kanë qenë të pakta dhe dënime janë shqiptuar në pak raste. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit