LAJMI I FUNDIT:

Serbët në Gazimestan: Ky vend është galaksia e Serbisë

Serbët në Gazimestan: Ky vend është galaksia e Serbisë

Të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës, e një numër i madh edhe nga Serbia, besimtarët ortodoks serbë janë mbledhur sot në Gazimestan për ta festuar “betejën e Kosovës”, apo siç njihet edhe si festa e Vidovdanit.

Mbi 10 autobusë ishin nisur në mëngjesin e hershëm nga Beogradi e Nishi për të marrë pjesë në këtë ceremoni, ku mori pjesë edhe princi i Serbisë, Aleksandri i II dhe princesha Katherine.


Serbët që ishin kryesisht të rinj, kishin me vete simbolet e shtetit të tyre, si flamuj e veshjet e tyre kombëtare.

Edhe kësaj radhe u dëgjuan kore nacionaliste provokative të cilët e konsiderojnë akoma “Kosovën si pjesë të Serbisë” e “Kosova metohija”.

Para se të fillonte rituali i kësaj ceremonie fetare të udhëhequr nga peshkopi Teodosje, pelegrinë të shumë kanë bërë nderime para pikturës gjigante të shenjtit Sava, dhe më pas i janë bashkuar ritualeve fetare për nder të 617 vjetorit të “betejës së Kosovës”.

Kurse, ipeshkvi i Prizrenit, Milotin Timotijeviç, i cili tha se ky vend është galaksia e Serbisë.

“Siç është dielli qendra e galaksisë edhe ky vend këtu është qendra e galaksisë serbe, jo vetëm e serbëve të shtetit tonë, por e të gjithë serbëve nga mbarë bota”, tha Timotijeviç.

Ipeshkvi Timotijeviç tha së Car Llazari është viktimë që dha jetën për serbët.

“Mos harroni, Lazari është bërë viktimë dhe ka dhënë jetën për ne”, tha ai.

Ipeshkvi Timotijeviç tha se së bashku me Car Llazarin do të përshkojnë tokat serbe dhe popullin serb me lutje.

“Do të jemi me Llazarin përjetë, do të hymë bashkë me të në Graçanicë, Deçan, Studenicë dhe do ta përshkojmë tokën serbe dhe popullin serb me lutje, dhe atëherë edhe Zoti do të jetë me ne. Nëse kështu ndodhë, atëherë unë jam i sigurt në të ardhmen e popullit tonë, shtetit tonë”, tha ai.

Ipeshkvi në fund tha se ndjehet falënderues se Llazari u bë etalon i popullit serb për orientimin se si duhet të jetojnë.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit kishte shumë më pak qytetarë serbë të pranishëm për të kremtuar këtë festë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori