LAJMI I FUNDIT:

Serbët lirojnë rrugën që çon në Zubin Potok

Serbët lirojnë rrugën që çon në Zubin Potok

Është liruar rruga Mitrovicë – Bërnjak që ishte e bllokuar nga serbët lokal pas vizitës së sotme të presidentit Hashim Thaçi në  Ujman.

Serbët që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut që nga ora 17:00 e ditës së sotme janë shpërndarë dhe rruga është liruar për qarkullim.


Mbi 200 serbë bllokojnë rrugën që çon në Zubin Potok
Lexo po ashtu Mbi 200 serbë bllokojnë rrugën që çon në Zubin Potok

Mësohet se rruga është liruar për qarkullim rreth orës 22:00.

Telegrafi më herët raportoi për bllokimin e rrugës në hyrje të Zubin Potokut dhe për shfrytëzimin e rrugëve alternative nga ana e policisë dhe doganierëve për të shkuar në Bërnjak.