LAJMI I FUNDIT:

Serbët e Bosnjës sfidojnë Ditën e Pavarësisë

Serbët e Bosnjës sfidojnë Ditën e Pavarësisë

Parlamenti në Republikën Serbe, entitetin serb të Bosnjës, i paraqiti një mocion Gjykatës Kushtetuese Shtetërore, duke pretenduar se Dita e Pavarësisë që festohet në entitetin e Federatës është antikushtetuese.

Ligjvënësit serbë të Bosnjës i dërguan një mocion Gjykatës Kushtetuese të martën, duke pretenduar se Dita e Pavarësisë që festohet më 1 mars nuk është “përfaqësuese e vullnetit të tre popujve përbërës të vendit (boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve”.


1 Marsi në entitetin e Federatës me shumicë boshnjake dhe kroate përkujtohet për të shënuar referendumin e vitit 1992, në të cilin shumica votuan në favor të shkëputjes nga Jugosllavia.

Por votuesit serbë e bojkotuan referendumin e vitit 1992 dhe entiteti i serbëve të Bosnjës, Republika Serbe nuk e shënon këtë ditë si Ditën e Pavarësisë.

Radovan Viskoviq një deputet i partisë qeverisëse të serbe të Bosnjës, Bashkimi i Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, tha një konferencë për shtyp se Dita e Pavarësisë e festuar më 1 mars, është diskriminuese.

“Është e qartë se kjo është një datë që ka lidhje vetëm me dy popujt që votuan në referendumin për pavarësi, kështu që e vendos popullin serb në një pozitë për t’u ndjerë i diskriminuar në raport me dy popujt e tjerë,” tha Viskoviq.

Vendimi për t’i paraqitur një mocion Gjykatës Kushtetuese erdhi nga presidenti serb i Bosnjës Milorad Dodik, pasi gjykata vendosi më herë se Dita e Republikës Serbe më 9 janar ishte diskriminuese ndaj joserbëve në entitet, sepse ajo ishte gjithashtu një festë fetare ortodokse serbe.

9 janari 1992 ishte dita kur serbët e Bosnjës shpallën themelimin e Republikës Serbe, gjë të cilën boshnjakët e vendit e shohin si një shenjë paralajmëruese për luftën që shpërtheu menjëherë pas kësaj.

Dodik muajin e kaluar tha se dëshironte që Gjykata Kushtetuese të rishqyrtonte nëse 1 marsi në Federatë ishte një festë antikushtetuese “duke përdorur të njëjtat kritere dhe argumentet që ata përdorën në vlerësimin e Ditës Kombëtare të Republikës Serbe”.

Dodik thotë se referendumi i 1 marsit shkaktoi nisjen e luftës dhe festimi i asaj dite diskriminon serbët që jetojnë në Federatë.

Republika Serbe mbajti një referendum muajin e kaluar për të vendosur nëse 9 janari do të vazhdojë të përkujtohet si “dita e krijimit të shtetit” të saj, pavarësisht një ndalimi të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kritikave të forta nga komuniteti ndërkombëtar.

Një shumicë dërrmuese e serbëve në entitet votuan për vazhdimin e festimit të 9 janarit, duke sfiduar Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti ligjor boshnjak Vehid Sehiq, një ish-gjyqtar, tha për BIRN-in se vendimi për të paraqitur një apel për festën e Ditës së Pavarësisë që festohet më 1 mars s’ishte aspak surprizë.

“Sapo Gjykata Kushtetuese mori vendimin për Ditën e Republikës Serbe me shpjegimin se ajo nuk i bën dy popujt e tjetër (boshnjakët dhe kroatët) të ndihen komodë, ishte e lehtë të prisje që dikush do të paraqiste këtë mocion, sepse 1 marsi vë në situatë të pakëndshme serbët,” tha Sehiq.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Kryeministri sllovak është në gjendje të flas dy-tre fjalë në telefon - kush ishte zyrtari i parë me të cilin bisedoi Robert Fico

Evropa
Kalo në kategori