Sensacioni më i ri i skenës, reperja Tayna, është pa dyshim një prej emrave më të pëlqyer të momentit.

Pas dy super hiteve “Columbiana” dhe “Shqipe”, Tayna tashmë ka gati edhe këngën e tretë të saj.


icannotknow 18 8 2018 13 14 25 992

Telegrafi merr vesh se rap-artisja ka përfunduar edhe xhirimet e klipit të ri, i cili publikohet sot (e shtunë) në orën 18:00.

Pa asnjë paralajmërim, Tayna ka vendosur që t’i befasojë fansat duke sjellë në heshtje projektin e saj të ri, por i cili nuk la pa u nuhatur nga mediat.

Telegrafi ka siguruar edhe disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit, në të cilin reperja do të vijë mjaft atraktive.

TA1

Kësaj radhe, ajo vjen në një version modern dhe më seksi të Kleopatrës, teksa ka vendosur që pjesë të klipit në prapavijën e tij t’i bëjë piramidat e lashta të Egjiptit.

Klipi i është besuar regjisorit të njohur, Alban Selimaj, tashmë një emër i përzgjedhur nga shumë prej emrave të estradës.

TA2

Mbetet të shihet se çfarë impakti do të zgjojë te publiku projekti i tretë nga Tayna, që lansohet sot. /Telegrafi/

TA3