LAJMI I FUNDIT:

Sensacioni i Superligës së Turqisë në radarin e Real Madridit, Sorloth ka shënuar 24 gola këtë sezon

Sensacioni i Superligës së Turqisë në radarin e Real Madridit, Sorloth ka shënuar 24 gola këtë sezon

Alexander Sörloth është shfaqur si objektiv i Real Madridit në ditët e fundit pasi sulmuesi norvegjez që është në huazim te Trabzonspor nga Crystal Palace, ka rënë në sy të shumë klubeve këtë sezon.

Sörloth ka shënuar 24 gola dhe ka siguruar gjashtë asistime në 35 ndeshje për klubin turk deri më tani dhe ka tërhequr interesimin e klubeve të Ligës Premier si Neëcastle, Aston Villa dhe Sheffield United.

Klubi madrien ka qenë e lidhur me Erling Haaland, Timo Werner dhe Lautaro Martínez gjatë gjithë këtij kampionati, por këta emra duken probleme që të arrihen.

Luka Jovic ka dështuar që kur arriti verën e kaluar për 60 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, ndërsa sulmuesi tjetër, Mariano, luajti ndeshjen e tij të parë në La Liga të sezonit në El Clásico .

Në lidhje me Real Madridin, ka folur edhe Sorloth.

“Unë kam parë thashethemet. Gjithmonë ka shumë … Kam lexuar dhe vazhdoj të tregojnë për ekipe që janë të interesuar. Sidoqoftë, jam i përqendruar vetëm në Trabzonspor”.

“Këtu ka një sens të shkëlqyeshëm të shpirtit ekipor dhe ne duam të fitojmë. Do të ishte e papërgjegjshme dhe e papërshtatshme të flasim për një transferim për momentin”, ka thënë norvegjezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori