LAJMI I FUNDIT:

Senegali fiton pa shumë vështirësi ndaj Katarit

Senegali fiton pa shumë vështirësi ndaj Katarit

Përfaqësuesja e Senegalit ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Katarit në ndeshjen e dytë të Grupit A në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Afrikanët kanë fituar pa shumë vështirësi ndaj nikoqirit të Kampionatit Botëror në ndeshjen e zhvilluar në ‘Al Thumama Stadium’ të Dohas.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Senegalit, ku përveç rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 41-të me anë të Boulaye Dia, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e gjitha e barabartë, por përsëri afrikanët ishin më konkret duke shënuar dy gola, kundrejt një të nikoqirëve.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 47-të me anë të Famara Diedhiou që shënoi për 2-0, ndërsa Mohammed Muntari (78’) ngushtoi shifrat në 2-1.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste, por vetëm Bamba Dieng (84’) gjeti rrjetën duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Senegali e sheh veten në pozitën e tretë me tri pikë, po aq sa Holanda dhe Ekuadori, ndërsa Katari renditet i fundit në grupi pa pikë.

Në ndeshjen e radhës, Senegali luan kundër Ekuadorit, ndërsa Katari luan ndaj Holandës. /Telegrafi/