LAJMI I FUNDIT:

Senati amerikan konfirmon afrikano-amerikanin e parë në krye të forcave ajrore

Senati amerikan konfirmon afrikano-amerikanin e parë në krye të forcave ajrore

Senati amerikan ka konfirmuar në mënyrë unanime, afrikano-amerikanin e parë, që do të udhëheq një prej shërbimeve ushtarake shtetërore.

Me 98 vota për dhe asnjë kundër, Senati ka miratuar të martën gjeneralin Charles Brown Jr., si shef të stafit të Forcave Ajrore amerikane.

Brown është nominuar nga presidenti amerikan, Donald Trump në muajin mars, përcjell rel.

Ky votim ka ardhur teksa kombi amerikan është duke u përballur me protesta kundër pabarazisë racore, pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, derisa ka qenë në mbajtje policore në Mineapolis.

“Vendimi im për të emëruar gjeneralin Charles Brown si afrikano-amerikanin e parë në pozitën e shefit të shërbimit ushtarak, tani është miratuar nga Senati. Ditë historike për Amerikën! I gëzuar që do të punojë ngushtë me gjeneralin Brown, i cili është patriot dhe lider i mrekullueshëm”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Presidenti amerikan është akuzuar nga kritikët për nxitje të ndarjeve racore, diçka që ai mohon ashpër.

Afrikano-amerikanët përbëjnë rreth 13 për qind të popullsisë amerikane, mirëpo kontribuojnë me 19 për qind të trupave aktive ushtarake.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori