LAJMI I FUNDIT:

“Sëmundja misterioze”: Gruaja shkonte në tualet një herë në javë, ishte aq e fryrë sa që njerëzit mendonin se ishte shtatzënë (Foto)

“Sëmundja misterioze”: Gruaja shkonte në tualet një herë në javë, ishte aq e fryrë sa që njerëzit mendonin se ishte shtatzënë (Foto)

Një sëmundje misterioze nënkuptonte që një grua mund të shkonte në tualet një herë në javë dhe të linte njerëzit e saj të mendonin se – pasi që ishte e fryrë – ishte shtatzënë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kayleigh Henning, nga Londra gjithashtu vuante nga kapsllëku dhe dhimbjet e barkut që ishin kaq të rënda sa që ajo do të kalonte netë pa gjumë duke shkuar shpesh në tualet, për më shumë se një dekadë.


Me mjekët që supozuan se bëhej fjalë për një çrregullim të quajtur IBS, Henning kërkoi këshillën e trajnerit të saj personal, i cili i tha se ushqimet mund të ishin faji i një gjëje të tillë.

Pas urdhërimit të një prove në shtëpi, analistja e biznesit zbuloi se ajo ishte e padurueshme ndër tjerash edhe ndaj qumështit të lopës, të bardhës së vesë, dhe glutenit.

Dhe për fatin e saj të mirë, zonja Henning, e cila tanimë është shtatë muaj shtatzënë, menjëherë ka ndërprerë përbërësit nga dieta e saj dhe nuk ka vuajtur nga kapsllëku, fryrja ose dhimbjet e barkut, që prej atëherë.

Duke folur rreth kësaj përvoje, Henning ka thënë: “Ishte aq i bezdisshme, sepse të gjithë supozonin se isha shtatzënë – por unë nuk isha shtatzënë!”

Henning ka thënë se fillimisht kishte shkuar tek mjeku i saj duke u ankuar për simptomat e saj për një kohë të gjatë, për të cilat gjë mjeku thuajse gjithmonë i kishte dhënë lëngje me fibra që lehtësisht e lehtësojnë kapsllëkun.

Por situata mori një kthesë për të keq, pasi Henning u diplomua nga Universitetin Heriot-Watt, Edinburg.

Në të njëjtën javë, ajo u zhvendos nga Skocia në Irlandën e Veriut, me stresin e lëvizjes duke e lënë atë në një dhimbje kaq të rëndë, sa që ajo ishte e detyruar të shkonte në një spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori