Legjenda amerikane, Tony Bennett, do të marrë pjesë në ceremoninë e Grammy Awards të këtij viti si pasojë e sëmundjes Alzheimer.
95-vjeçari është ftuar në ngjarjen e madhe muzikore që të performojë në skenën e Las Vegasit së bashku me Lady Gagan, por fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë.
“Ai është i gëzuar që albumi i tij, ‘Love for Sale’, është i nominuar në gjashtë kategori. Megjithatë, Alzheimeri e ka bërë të veten, prandaj kemi vendosur se është më mirë që ajo të performojë vetëm”, ka thënë djali i këngëtarit, Danny Bennett, për revistën Variety.
Tony do ta përcjellë interpretimin e Lady Gagas të këngës “Love for Sale” nga shtëpia e tij në New York.
Bennett është diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer në vitin 2016, ndërsa disa muaj më parë kishte njoftuar se do të tërhiqet tërësisht nga jeta publike.
Për herë të fundit, legjenda ka performuar në gusht të vitit të kaluar në koncertin e quajtur “One Last Time” në Radio City Music Hall të New Yorkut. /Telegrafi/