LAJMI I FUNDIT:

Selmani takohet me Spasovskin, kërkon që të zbardhen të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve

Selmani takohet me Spasovskin, kërkon që të zbardhen të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë sot takuan ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovskin, me të cilën biseduan për rritjen e sigurisë së gazetarëve, Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani, tha se institucionet kanë detyrim të sigurojnë kushte për punë të papenguar të gazetarëve dhe theksoi se qeveria duhet të ndërtojnë sistem efikas për ndëshkimin e dhunuesve. Kjo do të dërgonte measzh të qartë në opinion se dhuna kundër gazetarëve dhe punëtorëve të medias është e papranueshme.


Selmani kërkoi që MPB të punojë intenzivisht për zbardhjen e të gjithë 53 rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve, që kanë ndodhur në pesë vitet e kaluara.

Drejtori i SHGM, Dragan Sekullovski përkujtoi se në mesin e sulmuesve të gazetarëve ka edhe policë, të cilët në të kaluarën sulmonin gazetarë në protesta. Përveç kësaj, pjesëtarë të policisë kanë qenë të përfshirë edhe në incidentet e Kuvendit me 24 Dhjetor të viti 2012 dhe ngjarrjet e 27 prillit të këtij viti, ku policë kanë ushtruar dhunë dhe kanë kërcënuar gazetarët.

U bisedua edhe për mundësinë që MPB të ketë një regjistër të veçantë ku do të evidentojë të gjitha sulmet kundër gazetarëve, ndërsa u fol edhe për nevojën e përmirësimit të komunkimit mes policisë dhe gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Ministri Oliver Spasovski tha se MPB punon intenzivisht për zbardhjen e të gjitha sulmeve kundër gazetarëve dhe premoti se shumë shpejtë do të dali me raport për hetimin e deritashëm të rasteve të dhunës kundër gazetarëve. Ai shfaqi shpresë se në të ardhmen do të përmirësohet edhe bashkëpunimi me prokurorinë, e cila është aktor kryesor në drejtimin e hetimeve për këto raste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori