Afro një vit prej se është diagnostikuar me sklerozë multiple, Selma Blair ka thënë se i janë harxhuar opsionet për ta zbutur dhimbjen dhe vështirësitë fizike për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet.
“Preparatet për lehtësimin e simptomave nuk kanë ndihmuar dhe ndihem gjithnjë më keq e më keq”, ka thënë aktorja në një panel të shëndetësisë në New York, të cilin e ka organizuar Time 100.
Në kërkim të opsioneve për mjekim i është rekomanduar transplantimi i qelizave amë, por edhe kimioterapia agresive në mënyrë që qelizat e saj të rinovohen.
Selma Blair (Foto: Craig Barritt/Getty Images for TIME 100 Health Summit/Guliver)
“U kam thënë se këtë nuk dua ta bëj, sepse nuk dua ta shkatërroj organizmin tim. Pse të fus në organizmin tim at bar të tmerrshëm, kimioterapinë? Unë nuk kam kancer”, ka thënë Blair, e cila megjithatë ka marrë një dozë më të vogël të kimioterapisë, para se t’i transplantoheshin qelizat amë.
Ajo ka thënë se menjëherë pas terapisë ishte ndier më mirë. “Megjithatë, mjekët më thanë se duhej të bëja plane për vdekjen time. Ia thashë këtë djalit tim, i cili më tha se dëshiron që të më djegin”, citon People fjalët e aktores.
Selma është në pritje të që t’i rriten sërish flokët e rëna për shkak të terapisë, porse dukja e saj nuk e shqetëson, vetëm se dëshiron të jetojë sa më gjatë pranë djalit të saj. /Telegrafi/