LAJMI I FUNDIT:

Selim Pacolli u shërben qytetarëve të Prishtinës si taksist (Video)

Selim Pacolli u shërben qytetarëve të Prishtinës si taksist (Video)

Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë një video interesante, ku ai tani është në rolin e taksistit dhe i vozitë qytetarët në destinacionet që ata kanë nevojë të shkojnë.

Ideja e kësaj videoje që ka bërë Pacolli ka qenë të dëshmojë se ai është menaxher dhe jo politikan, dhe se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë mandatit të tij në krye të Prishtinës.


“Disa politikanë preferojnë t’u flasin njerëzve, ndërsa unë si menaxher preferoj të flas me njerëzit. Kjo është edhe një mënyrë tjetër e imja për ta shfaqur programin tim tek qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Selim Pacolli.

Mëposhtë mund ta shihni videon e plotë të Selim Pacollit, në rolin e tij si taksist në Prishtinë.