LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohet një revole me municion si dhe gjobiten 14 persona për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes

Sekuestrohet një revole me municion si dhe gjobiten 14 persona për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes
Foto: Ilustrim

Në zbatim të masave operative me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, policia e rajonit të Prishtinës rreth orës 01:00 ka kryer një kontroll në një lokal gastronomie në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.

“Përgjatë kontrollit brenda këtij lokali policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:


• Një (1) revole të tipit ZORAKI, kalibër 9mm

• Gjashtë (6) copë fishek, kalibër 9mm, si dhe

• Një (1) gëzhojë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që kontrolli ka vazhduar brenda lokalit janë hasur edhe katërmbëdhjetë (14) persona ndaj të cilëve është shqiptuar fletëparaqitja administrative për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes.

“I dyshuari; A. S, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tej, përderisa në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar hetim për posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori