LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen tri armë në Hajvali të Prishtinës

Sekuestrohen tri armë në Hajvali të Prishtinës

Policia e Rajonit të Prishtinës në tri lokacione të ndara në Hajvali kanë sekuestruar tri armë.

Siç njoftohet, hetuesit policorë paraprakisht kanë identifikuar lokacionet dhe personat e dyshuar, të cilët kishin postuar fotografi në rrjete me armë zjarri.


“Kontrollet policore në të tri lokacionet, janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz e tipit Ecol Special, një armë zjarri e tipit Zastava, një pushkë gjuetie, si dhe lloj i veçantë i shkrepëses që është emetim arme”.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, thuhet në njoftim.