LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe municion luftarak në Tropojë

Sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe municion luftarak në Tropojë

Policia e Shtetit në Shqipëri është duke vijuar operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Reklama

Sipas një njoftimi thuhet se janë arrestuar tre persona E. Gj, 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë, F. S, 34 vjeç, banues në Bugjon, Pukë dhe E. M, 22 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Në njoftim thuhet se tre personat u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip “Mitsubish”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Politikë
Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Politikë
Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Lajme
Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Politikë
Surroi: Ka paralajmërim rikthimi

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

Lajme
Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Kronika e Zezë
Kalo në kategori