Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Lipjan, ku janë sekuestruar armë dhe municion në dy lokacione të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2026 rreth orës 13:00, në rrugën “Bajram Gashi”, ku njësitë policore, me urdhër të prokurorit, kanë kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve, një femre dhe një mashkulli kosovar.


Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë si dhe dy karikatorë të zbrazët.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe mbetet në hetim nga organet kompetente. /Telegrafi/