Nafta 1.69 euro, dalin çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për sot.
Sipas vendimit të MINTI-t çmimi maksimal i naftës (dizel) është përcaktuar në 1.69 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.49 euro për litër.
Çmimi i gazit është vendosur në 0.84 euro për litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi për sot, ndërsa do të fillojnë të zbatohen nga ora 10:00.
Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët që hasin parregullsi në treg mund të paraqesin ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare, përfshirë adresën elektronike dhe numrin e telefonit të dedikuar për mbrojtjen e konsumatorit.
Vendosja e çmimeve maksimale synon të mbrojë konsumatorët dhe të stabilizojë tregun e derivateve në vend. /Telegrafi/
















































