LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave, kësaj radhe nga dy shtetas norvegjezë, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pastruar mbi 800 mijë euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi.

Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen, janë dy norvegjezët, të cilet tentuan që nëpërmjet hapjes së firmave fantazëm në vendin tonë dhe shitblerjes së aksioneve, të justifikonin qindra mijëra euro që i kanë siguruar nga aktiviteti kriminal.


Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e regjistruar në Novergji, ka shitur aksionet e saj në vendin tonë për një vlerë prej 2850 euro.

Blerësi kryesor i këtyre aksioneve me 90 për qind është Ove Johanson. Dy muaj pas kësaj kontrate, Johanson i shet të bashkëpandehurit të tij Joo Borgen Nilsen 40 për qind të aksioneve të firmës për një vlerë prej 600 mijë euro.

Pra një cmim 500 herë më i madh se vlera e blerjes në një kohë që në shoqëri nuk ishte bërë asnjë investim. Nag ana tjetër norvegjezi Nilsen, regjistroi në vendin tonë shoqerine me emrin “Asia Capital Group” me object veprimtarie, ndërtime, projektime dhe zbatime të projekteve inxhinierike.

Me anë të këtyre kamuflimeve norvegjezët sollën në vend disa llogari bankare nga Filipinet, vlera e të cilave është 600 mijë euro. Kjo shifër është sekuestruar nga prokuroria, e cila përveç transaksioneve të dyshimta të blerjes së aksioneve shumë lirë dhe shitjes me një vlerë 500 fish më të lartë, ka mbledhur informacion se dy norvegjezët janë të kërkuar dhe dënuar edhe në vende të tjera të rajonit.

Ove Johanson rezulton i dënuar në Kosovë për një mashtrim me 300 mijë euro. Ndërsa, Joo Borgen Nilsen rezulton pjesë e skemave piramidale në Norvegji e njohur si Unaico.

Të dy të pandehurit norvegjezë janë dërguar së fundmi për gjykim në mungesë në gjykatën e Tiranës, pasi janë larguar jashtë Shqipërisë. /Top Chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori