Seksi gjatë shtatzënisë është më shumë se i dëshirueshëm. Mirëpo, çështja primare që i brengos të gjitha nënat e ardhshme është që a mund të rrezikojë seksi shtatzëninë. Disa nga dyshimet tipike kanë të bëjnë me jetën seksuale.
Nëse konstatimi gjinekologjik i shtatzënës është në rregull, atëherë nuk ka arsye për brengosje sa i përket jetës seksuale. Mirëpo, nëse te femra ekziston, për shembull, rasti i fytit të hapur të mitrës dhe rreziku nga dështimi spontan, këshillojmë shmangien e marrëdhënieve seksuale.
Jeta seksuale e një çifti nuk duhet të ndërpritet gjatë shtatzënisë, por ajo duhet të modifikohet, transmeton Telegrafi.
Gjatë shtatzënisë hormonet vërshojnë në trupin e gruas. Kjo bën që dëshira e gruas për seks të jetë shumë e madhe. Trupi i gruas dhe trupi i bebes brenda saj rriten. Gruaja e ndjen veten ndryshe. Kjo bën që gruaja ta ndiejë veten ndryshe edhe lidhur me seksin. Ndërkaq, nuk ka një normë për sjelljen seksuale. Çdo grua dhe çdo çift sillen, seksualisht, në mënyra të ndryshme.
Foshnja është e sigurt gjatë seksit sepse është e mbrojtur, e rrethuar me lëngun amnionik dhe muskujve të fortë të murit të mitrës. Nga bota e jashtme e ndan dhe e mbron i ashtuquajturi plug i mukozës, i cili është i vendosur në qafën e mitrës, i pozicionuar në një distancë të sigurt nga vagina.
Edhe fëmija do ta ketë më mirë, sepse ai do të kënaqet me lëkundje të nxitura me kontraktimet, si dhe për shkak të valës hormonale të disponimit të mirë që do të spërkasë organizmin tuaj më pas.
Në qoftë se juve apo partnerit tuaj ju pengon barku duhet të eksperimentoni me pozita të ndryshme për të gjetur atë që ju përshtatet më së miri. Të ashtu quajtura pozita misionare (gruaja poshtë, mashkulli lart) nuk është e preferuar për gratë shtatzëna.
Provoni pozicionin lugë, ku të dy shtriheni me njërën anë – ju përpara, kurse partneri juaj pas jush (i ngjitur me trupin tuaj), ose ashtu që ju do të jeni lart …
Seksi oral është, përgjithësisht, i sigurt. Burri nuk duhet të fryjë ajër në vaginën e gruas. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse shkakton emboli ajri, të cilat janë vdekjeprurëse.
Është shumë më mirë të evitohet seksi anal gjatë shtatzënisë. Enët e gjakut që rrethojnë anusin janë të zgjeruara dhe dëmtohen lehtësisht gjatë shtatzënisë.
Ndonjëherë ndodh që partneri nuk është i interesuar për seks. Gruaja bën mirë ti thotë burrit se prekja e tij e kënaq dhe të dy të përpiqen të gjejnë pozicionin seksual që është më i mirë për të dy.
Për çdo rast, nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, duhet shkuar për konsultime te gjinekologu, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti, si i nënës, ashtu edhe i bebes. Mirëpo, nuk duhet të dëshpëroheni, por të kërkoni mënyra të reja të shfaqjes së dashurisë dhe të butësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse burri juaj hesht ose ju injoron: Mbani mend citimin nga Sokrati që i interpreton në mënyrë të përsosur këto shenja
Tri ushtrimet më të mira për dhjamin e barkut!
Këto janë pesë markat e mëdha të modës që Zendaya nuk do t'i vishte kurrë
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Një konsulente gjumi zbuloi kohën e saktë kur fëmijët duhet të shkojnë në shtrat
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United