LAJMI I FUNDIT:

Sekretarja e Jashtme britanike: Përpjekjet për të ‘qetësuar’ Putinin janë të rrezikshme

Sekretarja e Jashtme britanike: Përpjekjet për të ‘qetësuar’ Putinin janë të rrezikshme

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se përpjekjet “për të qetësuar” Vladimir Putinin ishin të rrezikshme, në një deklaratë për shtyp përpara udhëtimit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten.

“Ndaj agresionit rus nuk duhet ‘lëshuar pe’. Ai duhet të përballet me forcë. Ne duhet të jemi të vendosur në sigurimin e fitores së Ukrainës me ndihmë ushtarake dhe sanksione. Tani nuk mund ta heqim më këmbën nga pedali i gazit”, citohet të ketë thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Siç është bërë e ditur, Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim që të nxisë aleatët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar që të sigurohen që presidenti Putin të humbasë në Ukrainë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të mërkurën, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kishin njoftuar krijimin e Grupit Këshillues për krime në Ukrainë.

Grupi do të ndihmojë Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të lidhura me agresionin.

Ndërkohë është bërë e ditur se forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk, tha ushtria e Ukrainës.

“Okupatorët qëlluan në më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar ose dëmtuar 47 vende civile, duke përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi, pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën”, kanë thënë forcat e armatosura të Ukrainës.

Që në muajin e kaluar, Rusia ka vënë fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.

Kështu, Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga tre anët, në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk.

Rënia e tyre do ta linte të gjithë provincën Luhansk nën kontrollin rus, një synim kryesor i luftës së Kremlinit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori