LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i MPB-së dhe drejtori i policisë po marrin pjesë në takimin rajonal të BE-së

Sekretari i MPB-së dhe drejtori i policisë po marrin pjesë në takimin rajonal të BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, po marrin pjesë në takimin e projektit Rajonal të BE-së, për luftimin e krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim  Ejupi theksoi se luftimi i të gjitha formave të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë mbeten një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.

“Kërcënimet e sigurisë kanë dimension ndër-kufitar dhe kërkohet reagim efikas në parandalimin dhe luftimin e këtyre kërcënimeve, prandaj kërkohet bashkëpunimi proaktiv, i rregullt dhe i shpejtë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë policor dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, theksoi Ejupi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Rashit Qalaj, vuri në dukje bashkëpunimin e mirë që ka Policia e Kosovës me shtetet e rajonit si, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi. Ai tha se për Policinë e Kosovës mos anëtarësimi në Interpol dhe Europol, vazhdon të mbetet pengesë e vazhdueshme për bashkëpunim ndërkombëtarë.

Sekretari Ejupi dhe drejtori Qalaj shprehën përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbimin e informatave me të gjitha shtetet pa dallim dhe kërkuan që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë më shumë sinergji, sidomos në thellimin e bashkëpunimit për të zbatuar një agjendë të përbashkët të sigurisë, të bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe mirëbesimit.

Në këtë konferencë, zyrtari policor i Policisë së Kosovës, Toger Ahmet Salihu, ka marrë çmimin për udhëheqjen e një hetimi në një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit me narkotik.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori