LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i FIBA-s përgëzon FBK-në për Planin Strategjik 2021-2025

Sekretari i FIBA-s përgëzon FBK-në për Planin Strategjik 2021-2025
(Foto: basketbolli.com)

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA Botës, Andreas Zagklis, nëpërmjet një letre dërguar Kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu e ka përgëzuar atë për angazhimin e pashoq për ta bërë lojën e basketbollit të rritet në të gjitha aspektet në Kosovë.

“Unë gjithashtu do të doja të shprehja kënaqësinë time për faktin që mbështetja e FIBA-s është pritur mirë nga FBK. Vlerësimi dhe kënaqësia juaj për nivelin e ndihmës që keni marrë nga ekipi ynë në Mies dhe ai në Munih, është e rëndësishme për ne”.


“Planifikimi Strategjik është një aktivitet thelbësor për çdo organizatë dhe për këtë arsye, FIBA vendosi të krijojë burime dhe programe të reja për të ndihmuar Federatat Kombëtare të krijojnë një Plan Strategjik, i cili mund të jetë një udhëtim mjaft sfidues. FBK ka qenë Federata e parë Kombëtare në Evropë që ka përfituar nga ky program i ri dhe ne jemi të lumtur të dëgjojmë se ai u zhvillua me sukses”, thuhet në letrën e dërguar drejt FBK-së.

“Çelësi për suksesin e çdo plani strategjik qëndron në zbatimin e tij dhe nuk kemi dyshim se ju do të bëni të gjitha përpjekjet dhe do të jepni të gjithë energjinë e mundshme për të arritur të gjitha Objektivat SMART që keni krijuar për Federatën tuaj, duke e bërë planifikimin strategjik një kontribut të vërtetë në zhvillimin e basketbollit në Kosovë”.

“Ju lutemi sigurohuni që stafi ynë do të vazhdojë të ndjekë me ju dhe Sekretaren e Përgjithshme Znj. Dushku (alumna e programit FIBA TIME-OUT) dhe të sjellë mbështetje sa herë që është e nevojshme dhe e mundur”, ka shtuar Zagklis, i cili në vazhdim e ka vlerësuar lartë FBK-në edhe për emërimin e Drejtorit Teknik të FBK-së (Drejtor i Programeve të Basketbollit), dhe menaxherit të basketbollit 3×3, si dhe interesimin dhe iniciativat e ndryshme të FBK-së për pozicionimin e femrës në basketboll.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori