LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Rusia akoma mund të shmang luftën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Rusia akoma mund të shmang luftën
ARLINGTON, VIRGINIA - FEBRUARY 22: U.S. Secretary of Defense Lloyd Austin (L) participates in an honor cordon to welcome Foreign Minister Dmytro Kuleba of Ukraine to the Pentagon on February 22, 2022 in Arlington, Virginia. Foreign Minister Kuleba is in Washington for talks with U.S. officials, including Secretary Austin and Secretary of State Antony Blinken, to discuss Russia’s possible invasion of Ukraine. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të shmang “një luftë totale”.

“Presidenti rus Vladimir Putin akoma mund të shmang luftën totale”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes gjatë fillimit të diskutimit në Pentagon me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, transmeton Telegrafi.


Zyrtari amerikan ka porositur shefin e diplomacisë ukrainase, se SHBA-të do të vazhdojnë të kenë bashkëpunim të ngushtë me Kievin.

Para se gazetarët të përcillen nga dhoma, Kuleba tha: “Porosia ime është e qartë: Ukraina e fuqishme është kundërpërgjigja më e mirë për Rusinë”. /Telegrafi/