LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: U treguam skuadër e papjekur

Sejdiu: U treguam skuadër e papjekur

U llogarit si ndër favoritët për titull të kampionit, por Trepça ’89 ka pësuar humbje që e ka lënë mbrapa pretendentëve tjerë.

Skuadra mitrovicase u mposhtë në udhëtim tek Liria me rezultat të pastër 2:0.

E kjo humbje nuk i ka pëlqyer fare trajnerit Ganit Sejdiu, që pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij ishte e pa pjekur.


“Deri në momentin e penalltisë kemi qenë shumë mirë. U treguam të papjekur duke shkaktuar penallti të panevojshme me ç’rast ndryshoi edhe qasja e ekipeve në lojë”.

“Në pjesën e dytë lojtarët tonë u dukën nervoz duke e pranuar edhe golin e dytë dhe pastaj a motivi. Sa i përket kundërshtarit, Liria u tregua më agresive në lojë dhe ishte më e motivuar për këtë përballje”, deklaroi Gani Sejdiu. /Telegrafi/