LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Me këtë qeverisje çdo gjë po del jashtë kontrollit, zgjedhjet janë zgjidhje

Sejdiu: Me këtë qeverisje çdo gjë po del jashtë kontrollit, zgjedhjet janë zgjidhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga situata politike në të cilën gjendet vendi, janë zgjedhjet.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook ka kritikuar qeverisjen Haradinaj, duke thënë se me këtë qeverisje çdo gjë është duke dalë jashtë kontrollit.


“A e keni ndjenjën që me këtë qeverisje, çdo gjë është duke dalë jashtë kontrolli-legjislaturë e lodhët, greva gjithandej, bisedime/koncesione me Serbinë nga njerëz pa mandat e pa plan, vendime skandaloze, rezerva shtetërore të shterrura koti, ndërmarrje publike që po fundosen shpejtë dhe të lëna pa menaxhim, skandale që shpërthejnë gati çdo ditë, etj. etj. etj.

Veç po pyes, se po më duket zgjedhjet janë ZGJIDHJE!!!”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/