LAJMI I FUNDIT:

Seferi para përballjes me Moldavinë: Sylvinho ka sjell pozitivitet, duam fitore

Seferi para përballjes me Moldavinë: Sylvinho ka sjell pozitivitet, duam fitore

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi doli në konferencë për media këtë të hënë për të folur për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ‘Air Albania’ dhe Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, sulmuesi kuqezi nënvizoi se të gjithë lojtarët janë të bashkuar për të dhënë maksimumin në të dyja takimet e radhës dhe për të marrë 6 pikët. Seferi u shpreh se brenda grupit kuqezi harmonia është e plotë, ndërsa theksoi se e gjithë skuadra po punon shumë fort për të fituar të dyja ndeshjet dhe për të arritur objektivin ‘Gjermani 2024’. Nuk mungoi as thirrja e sulmuesit shqiptar për tifozët, duke i ftuar ata të jenë sa më të shumtë në numër në ndeshjen ndaj Moldavisë më 17 qershor në ‘Air Albania’.


Sa gati je për dy ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe? – Sezoni im ka shkuar shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur. Jam 100% i përgatitur dhe jam shumë i lumtur që jam sërish këtu. Besoj se cilido lojtar që vjen në Kombëtare ka dëshirën dhe vullnetin të japë 100%. Jam gati për këto dy ndeshje, por të shohim.

Çfarë duhet të bëjmë për t’iu imponuar Moldavisë? – Siç e dimë, sot duhet të jemi 100% të përqëndruar në çdo ndeshje. Nëse s’jemi të përqëndruar, do të kemi probleme. Fokusi ynë është që të japim maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje.

Si duket skuadra në adaptimin me idetë e reja të trajnerit dhe sinergjia në ekip – Trajneri i ri na ka sjellë shumë harmoni dhe pozitivitet. Të gjithë çunat jemi së bashku dhe jemi shumë të lumtur. Në ndeshjen me Poloninë nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar, por kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pa marrë parasysh rezultatin, por ndeshja ishte pozitive. Këto ditë po punojmë shumë mirë dhe jemi një grup shumë i mirë.

E vështirë për të luajtur përballë një ekipi si Moldavia? – E thashë edhe më herët, se çdo kundërshtar është shumë i vështirë dhe ne fokusohemi te puna jonë dhe te puna e trajnerit. Çdo ditë e analizojmë kundërshtarin dhe besoj se ditën e ndeshjes do të jemi maksimalisht dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Po punojmë fort dhe besoj se me maksimumin tonë mund t’ia dalim.

Sulmues që vijnë me gola në këtë ndeshje, si e sheh Seferi rivalitetin me sulmuesit e tjerë? – Kemi shumë harmoni dhe bashkëpunim në grup. Sa i përket vijës së sulmit, e vendos trajneri se kush do të luajë, ai ka idetë e tij se kë do të hedhë në fushë që në fillim. Ne na mbetet që të punojmë fort në fushë gjatë javës.

Gjendja e ekipit pasi është fund kampionati – Është fundi i sezonit, por kur është puna te Kombëtarja, atëherë duhet të jemi patjetër sepse janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Duhet t’i ruajmë energjitë tona për këto ndeshje, duhet të kemi kujdes dhe duhet të japim maksimumin.

Nëse nuk marrim 6 pikët në këto dy ndeshje, a mund ta konsiderojmë dështim? – Ne jemi të fokusuar te ndeshja e parë me Moldavinë. Qëllimi ynë është ta nisim me fitore dhe pastaj do të shohim ndeshjen e radhës. Natyrisht, kemi ardhur këtu për të marrë maksimumin e këtyre ndeshjeve dhe shpresoj që pas dy takimeve të flasim me pozitivitet.

Thirrja për tifozët shqiptarë – Janë shtysë e madhe e jona, tifozët. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë sa më shumë sepse me ata ne jemi shumë më të fortë dhe shumë më të motivuar. Shpresoj që në stadium t’i shohim sa më të shumtë në numër tifozët tanë. Sepse kemi nevojë për ta, pa dyshim.

Moldavia dhe Ishujt Faroe pritet të jenë të tërhequra në mbrojtje, a bie pesha mbi sulmin për të zgjidhur ndeshjen? – Ne sulmuesit jemi për të zgjidhur ndeshjen, sepse ne duhet të shënojmë gola. Pesha është e gjithë ekipit, por pa shënuar gola nuk zgjidhim dot gjë. Kështu që duhet të shënojmë.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori