LAJMI I FUNDIT:

Sedani Dodge Viper kushton 160 mijë dollarë

Sedani Dodge Viper kushton 160 mijë dollarë

Pronari nga St. Louis vendosi të shesë një veturë të pazakontë, një Dodge Viper në formë sedan.

Nuk ka shumë detaje për vetë limuzinën, thuhet se ajo bazohet në Dodge Viper të vitit 1996, se është 7.62 metra e gjatë dhe ka karakteristika të shkëlqyera drejtimi.


Pronari i ri do të zbulojë se sa ndikojnë gjatësia dhe pesha shtesë në motorin V10 me 415 kuaj/fuqi.

Çmimi i veturës është 160 mijë dollarë, që është një rritje prej 25 mijë dollarë në krahasim me shumën e kërkuar në gusht të vitit të kaluar.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka çati, kështu që ngasja është e mundur vetëm në kushte të favorshme moti.

Meqë ra fjala, limuzina ka udhëtuar më pak se 10 mijë kilometra. /Telegrafi/