Zyra e Prokurimit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka zgjedhur kompaninë “Security Code” si fituese të tenderit për sigurimin e AKP-së. Për tre muaj kjo kompani pritet të marrë nga AKP-ja hiç më pak se 246 mijë euro
Kompania “Security Code” është shpallur fituese e tenderit për “Shërbimet e sigurimit fizik për hapësirat e AKP-së dhe të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e AKP-së”, e ku vlera e kontratës për tre muaj është hiç më pak se 246 mijë euro.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në ueb-faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se në këtë proces të prokurimit ka konkurruar vetëm kjo kompani, ku dhe është shpallur fituese e tenderit, shkruan Zëri.
Më tej në njoftimin e KRPP-së thuhet se bazuar ne kërkesat dhe nevojat për ruajtjen e objekteve të AKP-së dhe objekteve të ndërmarrjeve shoqërore në privatizim dhe likuidim duhet të kryhen shërbimet e sigurimit fizik për tërë hapësirën e selisë Qendrore të AKP-së dhe objektet e zyrave regjionale të Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit, Prizrenit dhe Pejës dhe gjithashtu objektet e zyrave satelitore në Graçanicë, Shtërpcë dhe Leposaviq. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Procesi i Berlinit, mundësi e mirë për një zhvillim ekonomik
Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251