Sead Muqa-Sei lanson projektin muzikor “Nënë”


Klarinisti i njohur shqiptar, Sead Muqa-Sei, tashmë është bërë emër i njohur në estradën shqiptare.
Përmes talentit të tij, ai në projekte të ndryshme muzikore pëlqehet në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së tij.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Facebook, Sei ka bërë të ditur se ka sjell projektin e ri.
“Nënë” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila përmban vetëm instrumental, ndërsa për të është përkujdesur G Studio.
Për miksimin dhe masterizimin ka punuar Genc, kurse në kitarë ka kontribuar Naim Qukiqi.

Vlen të përmendet se një projekt i tillë ka shumë rëndësi për artistin, pasi u kushtohet nënës tij të ndjerë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/01/2021
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































