Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka refuzuar të japë fjalën deputetit të PDK-së, Ferat Shala gjatë një seance të fundit parlamentare.

Edhe pse Shala u përpoq të merrte fjalën në foltore, Haxhiu ndërhyri duke i thënë se nuk mund të flasë pa miratimin e saj.


“Ulu në vend se nuk e merr fjalën pa ta dhënë fjalën. Kjo punë u kry. Lexoja në rregullore dhe shikoje kush është përgjegjës për dhënien e fjalës. Kjo ska të bëj me inate por me respekt të institucionit”, deklaroi kryetarja e Kuvendit. /Telegrafi/