Paris Saint-Germain e ka mbrojtur titullin e Ligën së Kampionëve pas penalltive, meqenëse si koha e rregullt ashtu edhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

Ky ishte trofeu i dytë rresht i Ligës së Kampionëve për PSG-në duke kurorëzuar kështu një tjetër sezon fantastik me në krye trajnerin Luis Enrique.


Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute për këtë ndeshje.


30/05/2026 23:16- Pse Arsenalit iu mohua një penallti në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së?

Është zbuluar arsyeja pse Arsenalit nuk iu dha penallti gjatë kohës shtesë në humbjen e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

“Topçinjtë” u mposhtën 4-3 me penallti nga kampionët në fuqi në Budapest, pasi ndeshja u mbyll 1-1.

Kai Havertz e zhbllokoi rezultatin që në minutën e gjashtë me një goditje të fuqishme nga afërsia.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 22:53- Dembele tregon prapaskenat e finales dhe festën në dhomat e zhveshjes

Superylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka përshkruar emocionet në dhomat e zhveshjes pas fitores së PSG-së ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Duke folur pas finales në Budapest, Dembele theksoi punën e madhe që është dashur për ta siguruar titullin e dytë radhazi në Evropë.

“Është diçka e jashtëzakonshme, është një natë e madhe. Kemi punuar shumë këtë sezon për ta arritur fitimin e dy titujve rresht. Është madhështore, do ta shijojmë”, tha ai.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 22:35- Mikel Arteta shpërthen në akuza pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve

Mikel Arteta ngriti pikëpyetje për polemikat rreth një penalltie në kohën shtesë, para se Arsenali të pësonte një humbje të dhimbshme me penallti në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.

Eberechi Eze dhe Gabriel dështuan të realizonin në serinë e penalltive, pasi dy skuadrat nuk arritën të ndaheshin as pas 120 minutash lojë.

Kai Havertz e kaloi Arsenalin në epërsi që në minutën e gjashtë, por Ousmane Dembele barazoi nga pika e bardhë, pasi Cristhian Mosquera e rrëzoi Khvicha Kvaratskhelia në zonë.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 21:40- Chelsea e ‘poshtëron’ Arsenalin pas finales së humbur ndaj PSG-së

Chelsea e ‘poshtëron’ Arsenalin pas finales së humbur ndaj PSG-së

Chelsea i ka hedhur një “thumb” të fortë Arsenalit menjëherë pasi “Topçinjtë” e humbën finalen e Ligës së Kampionëve me penallti ndaj Paris Saint-Germain.

Ishte një përfundim shkatërrues për Arsenalin, që synonte të fitonte trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar Chelseat, e cila reagoi pas ndeshjes me një postim thumbues në Instagram.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 21:36- Arsenali vendos rekord historik: Klubi i vetëm që i humb dy finale të Ligës së Kampionëve kur ishin në epërsi

Arsenali e ka humbur finalen e Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur nga Paris Saint-Germain pas gjuajtjeve të penalltive.

Gabriel dhe Eze ishin fytyrat tragjike të “Topçinjve” që dështuan nga 11-metërshi, me PSG-në që fitoi me rezultat 4-3, meqenëse koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Me këtë humbje, Arsenali ka vendosur edhe një rekord që nuk do të dëshironte ta kishte, duke u bërë skuadra e parë që i humbë dy finale të këtij kompeticioni pavarësisht që ishte në epërsi.

Detajet e plota...

30/05/2026 21:34- “E meritojmë këtë”, fjalët e para të Doue pas triumfit historik të PSG-së

“E meritojmë këtë”, fjalët e para të Doue pas triumfit historik të PSG-së

Ylli i Paris Saint-Germain, Desire Doue, nuk e fshehu emocionin pas triumfit të madh në finalen e Ligës së Kampionëve, ku kampionët francezë mposhtën Arsenalin me rezultat 4-3 pas ekzekutimit të penalltive, pasi ndeshja u mbyll 1-1 pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve.

Menjëherë pas ndeshjes, talenti francez foli për TNT Sports, duke vlerësuar si suksesin e skuadrës së tij, ashtu edhe paraqitjen e kundërshtarit.

“Jemi jashtëzakonisht krenarë sonte. Jemi shumë të lumtur dhe shumë mirënjohës. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre shumë të mire”.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 21:15- Notat e lojtarëve, PSG 4-3 Arsenal: Kush ishte më i miri dhe kush fytyra tragjike?

Paris Saint-Germain e ka mbrojtur titullin e Ligën së Kampionëve pas penalltive (4-3), meqenëse si koha e rregullt ashtu edhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

Përballja mes dy gjigantëve evropianë ishte tepër e zjarrtë që nga fillimi, me PSG-në që krijoi më shumë raste por që Arsenali kuptohet ishte në nivel të lartë në aspektin defansiv.

Pas 120 minutave lojë rezultati ishte i barabartë 1-1 pas golave të realizuar nga Kai Havertz dhe Ousmane Dembele.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 21:01- Përfundon gjithçka: PSG mposht Arsenalin pas penalltive dhe fiton Ligën e Kampionëve për vitin e dytë rresht

30/05/2026 20:45- 120' Përfundojnë vazhdimet - fituesi i Ligës së Kampionëve do të vendoset në penallti

30/05/2026 20:02- 90' Nuk ka fitues pas 96 minutave lojë - luhen vazhdimet

30/05/2026 19:29- 64' GOOOOOOL! Ousmane Dembele i saktë nga penalltia për 1-1

30/05/2026 19:10- 46' Nis pjesa e dytë

30/05/2026 18:53- 45' Përfundon pjesa e parë: PSG 0-1 Arsenal

30/05/2026 18:44- 42' Aksion i rrezikshëm nga PSG-ja, por Fabian Ruiz gjuan mbi portë

30/05/2026 18:22- 20' PSG po mban posedimin, por Arsenali po mbyll të gjitha hapësirat

30/05/2026 18:07- 5' GOOOOOOOOOOL! Shënon Kai Havertz, Arsenali në epërsi 1-0

30/05/2026 18:01- 1' Fillon ndeshja

30/05/2026 17:28- Kimmich zbulon arsyen pse po e mbështet Arsenalin në finale të Ligës së Kampionëve

Joshua Kimmich ka zbuluar se do ta mbështesë Arsenalin në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Mesfushori i Bayern Munich dëshiron që bashkëlojtari i tij te Kombëtarja e Gjermanisë, Kai Havertz, ta ngrejë trofeun dhe beson se suksesi në nivel klubesh mund t’i shërbejë edhe ekipit kombëtar në prag të Kupës së Botës.

Kimmich ka konfirmuar se do të jetë në krah të Arsenalit kur ata të përballen me PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve, pavarësisht se Bayern u eliminua nga skuadra franceze në gjysmëfinale.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 16:54- Formacionet zyrtare, PSG – Arsenal: Enrique synon ta mbrojë kurorën, Arteta për të shkruar histori

Paris Saint-Germaini dhe Arsenali do të takohen me fillim nga ora 18:00 në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.

Skuadra e Enriques arrin si kampione në fuqi pas shkatërrimit bindës 5-0 të Interit sezonin e kaluar dhe tani është një fitore larg të qenit klubi i parë që nga Real Madridi në vitet 2017 dhe 2018 që mbron me sukses titullin e Ligës së Kampionëve.

Në ndërkohë kampionët e sapokurorëzuar të Ligës Premier, Arsenali, i dhanë fund një pritjeje 22-vjeçare për të rimarrë titullin anglez, ndërkohë po ndjekin diçka edhe më të pakapshme: Kupën e parë Evropiane në historinë e klubit.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 16:48- Sa para ka fituar Arsenali dhe sa do të marrin nëse e mposhtin PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve

Arsenali është vetëm një hap larg një shpërblimi gjigant financiar në Ligën e Kampionëve, pasi të shtunën përballet me Paris Saint-Germain në finalen e madhe.

Skuadra e Mikel Artetës ka pasur një fushatë shumë fitimprurëse deri tani, pasi i fitoi të tetë ndeshjet e fazës së ligës dhe arriti në finalen e parë të klubit në këtë kompeticion që nga viti 2006

Detajet e plota...

30/05/2026 16:37- Trashëgimia shqiptare te dy finalistët e Ligës së Kampionëve: PSG dhe Arsenal

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të shtunën në “Puskas Arena” të Budapestit, përballë do të vërë dy gjigantët e futbollit evropian: Paris Saint-Germainin dhe Arsenalin.

Kjo sfidë nuk ngjall interes vetëm për madhështinë sportive, por edhe për tifozët shqiptarë, për shkak të lidhjeve të veçanta që emra me prejardhje shqiptare kanë pasur me këto dy klube të mëdha, kur mundësia ishte e vogël.

Në këtë finale, asnjë futbollist shqiptar nuk do të jetë në fushë, por ka pasur lojtarë shqiptarë që në të shkuarën kanë bartur fanellën e këtyre dy skuadrave, të cilët i gjeni më poshtë.

Lexo lajmin e plotë...

30/05/2026 15:21-Legjendat e futbollit parashikojnë finalen PSG-Arsenal

Paris Saint-Germain dhe Arsenali do të luajnë sonte (e shtunë) finalen e Ligës së Kampionëve e cila pritet të zhvillohet nga ora 18:00 në "Puskas Arena" të Budapestit.

Legjenda si Xavi Hernandez, David Silva, Julio Cesar, Roberto, Yaya Toure, Rio Ferdinand dhe Ashley Cole e kanë parashikuar fituesin e finales, ku pati opionione dhe rezultate të ndryshme.

30/05/2026 15:05-Përleshje e ashpër mes tifozëve të Arsenalit dhe PSG-së

Tifozët e Arsenalit dhe Paris Saint-Germain kanë vërshuar Budapestin përpara finales së sotme (e shtunë) në Ligën e Kampionëve.

Rreth 4,000 oficerë policie do të jenë në gatishmëri sonte, si në ‘Puskas Arena’ ashtu edhe në rrugët e qytetit, për të mbrojtur vizitorët dhe për të parandaluar përplasjet midis grupeve rivale të tifozëve.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 14:52-Rruga e PSG-së dhe Arsenalit deri në finale

Paris Saint-Germain mposhti fillimisht Chelsean në fazën e 1/8-tës, pastaj Liverpoolin në çerekfinale dhe Bayern Munichun në gjysmëfinale për të arritur në finalen e madhe.

Në anën tjetër, Arsenali fillimisht mposhti Bayer Leverkusenin në fazën e 1/8-tës, pastaj Sporting Lisbonën në çerekfinale dhe Atletico Madridin në gjysmëfinale.

Finalja luhet sonte (e shtunë) në Puskas Arena të Budapestit me fillim nga ora 18:00.

30/05/2026 14:03-Zbulohet bonusi marramendës që do të marrë çdo lojtar i PSG-së nëse fitojnë Ligën e Kampionëve

Skuadra e Paris Saint-Germain pritet të marrë një shpërblim të madh financiar nëse e mposht Arsenalin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës L'Equipe, struktura e bonuseve u negociua nga grupi katër-lojtarësh i klubit.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 13:39-Lista e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo i prinë listës së golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve me 140 gola nga 183 ndeshje.

Pas Ronaldos vjen Lionel Messi me 129 gola, teksa pas tij renditen Robert Lewandowski i treti me 109 gola, Karim Benzema i katërti me 90 gola dhe Raul Gonzalez i pesti me 71 gola.

30/05/2026 13:28-PSG – Arsenal: Fakte, statistika, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Paris Saint-Germain dhe Arsenali do të luajnë sonte (e shtunë) në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26.

Klubi francez dhe ai anglez vijnë në finalen e madhe pas një sezoni të shkëlqyer në garat vendase, ku fituan titullin kampion, por edhe në garën elitare evropiane për klube, ku secila nga të dyja synon ta ngrit lartë trofeun e më të mirit.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:47-Gjyqtarët e finales së Ligës së Kampionëve

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Daniel Siebert, një nga arbitrat më me përvojë në futbollin evropian, i cili ka qenë pjesë e ndeshjeve të mëdha të Ligës së Kampionëve, Kampionatit Evropian dhe garave të tjera prestigjioze të UEFA-s.

Siebert do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Jan Seidel dhe Rafael Foltyn, ndërsa arbitër i katërt është zvicerani Sandro Scharer.

Në dhomën e VAR-it do të jetë gjermani Bastian Dankert, duke bërë që një ekip gjyqtarësh me përvojë të lartë të ketë përgjegjësinë për të vendosur drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit evropian.

30/05/2026 11:46-Gjashtë betejat që do ta vendosin finalen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit

Finalja e shumëpritur e Ligës së Kampionëve të shtunën në Budapest mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germain pritet të jetë përplasje klasike stilesh. Arsenali ka mbrojtjen më të mirë në garë, por pyetja kryesore është nëse ekipi i Mikel Artetës mund ta frenojë një nga repartet më të talentuara ofanzive në Europë.

PSG ka shënuar 44 gola në rrugën drejt “Puskas Arena” dhe, pas mënyrës si e çmontoi mbrojtjen e Interit në finalen e vitit të kaluar, kampioni në fuqi shihet favorit përballë një klubi që ende nuk e ka fituar këtë trofe.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:44-PSG apo Arsenal? Superkompjuteri bën parashikimin përfundimtar për fituesin e Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampionëve midis Arsenalit dhe Paris Saint-Germain konsiderohet gjerësisht si ndeshja më e madhe e futbollit në botë më 30 maj, me emocionet që shtohen përpara përballjes në Budapest.

Ndërsa pritja rritet rreth ndeshjes më të madhe evropiane të sezonit, ekspertët dhe analistët kanë vazhduar të debatojnë se kush do ta ngrejë trofeun dhe inteligjenca artificiale tani është përfshirë edhe në bisedë.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:41-Diferenca prej 7,000 minutash - pse PSG mund të ketë avantazh ndaj Arsenalit

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe PSG-së pritet të jetë kulmi i një sezoni të gjatë dhe rraskapitës për të dy skuadrat, por statistikat tregojnë se kampionët e Francës mund të hyjnë në këtë duel me një avantazh të rëndësishëm fizik ndaj londinezëve.

Ndeshja në “Puskas Arena” të Budapestit do të jetë e 63-ta e sezonit për Arsenalin, i cili deri në fillim të prillit ishte në garë për katër trofe. Në anën tjetër, PSG ka zhvilluar 56 ndeshje këtë edicion, pa llogaritur shtatë sfidat e Kupës së Botës për Klube verën e kaluar.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:38-Bukayo Saka për finalen e Ligës së Kampionëve: Mezi pres të shkruaj një faqe të re historie

Arsenali do të luajë sonte (e shtunë) ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila pritet të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit nga ora 18:00.

Për këtë ndeshje, Topçinjtë janë përgatitur maksimalisht dhe njëri nga yjet më të mëdha të skuadrës, Saka ka besim se skuadra mund ta fitojë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:29-Dembele përpara finales së Ligës së Kampionëve: Jemi të uritur për fitore

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka ndarë mendimet e tij mbi mentalitetin e ekipit përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, e cila është planifikuar të zhvillohet sonte (e shtunë) në Budapest.

Fituesi i Topit të Artë ka folur për finalen e madhe ndaj Arsenalit, duke treguar besim te ekipi i tij dhe duke zbuluar se janë të uritur për të fituar trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:21-Arteta ndez finalen ndaj PSG-së: Jemi këtu me meritë, tani ta marrim trofeun

Mikel Arteta thotë se Arsenali e ka fituar me meritë vendin në skenën më të madhe të futbollit europian, por tani duhet ta shfrytëzojë momentin dhe të bëjë histori.

Në konferencën për media para finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, trajneri i Arsenalit theksoi urinë e lojtarëve të tij për më shumë suksese.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:20-“Nuk jam i befasuar”, Luis Enrique flet para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit

Luis Enrique ka deklaruar se nuk është “i befasuar” që Arsenali fitoi Ligën Premier nën drejtimin e Mikel Artetës.

Enrique do të përballet “kokë më kokë” me bashkëkombasin e tij Arteta në finalen e Ligës së Kampionëve, ku parizienët synojnë ta fitojnë për herë të dytë radhazi titullin europian.

Lajmi i plotë..

30/05/2026 11:19-Finalja e ëndrrave në Ligën e Kampionëve: PSG kërkon dinastinë, Arsenali kurorën e parë evropiane

Sonte (e shtunë), nga ora 18:00, nën dritat e “Puskas Arena”, futbolli evropian ndalet për 90 minuta që mund të hyjnë përgjithmonë në histori.

Paris Saint-Germain dhe Arsenal do të luftojnë për trofeun më të madh në futbollin e klubeve, në një finale që premton spektakël, tension dhe emocione të jashtëzakonshme.

Lajmi i plotë..