LAJMI I FUNDIT:

Schweinsteiger e mbështet Mourinhon për t’u bërë trajner i Bayernit

Schweinsteiger e mbështet Mourinhon për t’u bërë trajner i Bayernit
(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Bastian Schweinsteiger e ka mirëpritur idenë që Jose Mourinho të marrë drejtimin e Bayern Munichut, duke qenë se e njeh nga afër punën e tij, pasi ka bashkëpunuar me të te Manchester Unitedi.

Pas shkarkimit të Niko Kovacit, kampioni gjerman është në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa tashmë po qarkullojnë emra të ndryshëm për postin e mbetur vakant.


Zyrtare: Bayern Munich e shkarkon Niko Kovacin
Lexo po ashtu Zyrtare: Bayern Munich e shkarkon Niko Kovacin

Strategu portugez, i cili është i papunë, është njëri prej emrave të përmendur së bashku me Massimiliano Allegrin.

I pyetur nga Bild për mundësinë që ish-trajneri i Real Madridit ta marrë drejtimin e bavarezëve, Schweinsteiger ka thënë: “Mund ta paramendoj Mourinhon në Gjermani”.

“Më kujtohet se vazhdimisht më pyeste për Bayernin dhe Bundesligan. Gjatë ndeshjeve si mysafirë, gjithmonë e lëshonim Bundesligan në TV”.

“Ai e njihte secilin lojtar, madje edhe ata të ekipeve të vogla. Po ashtu, mësonte edhe gjermanisht. Ai nuk ka punuar në Bundesliga, prandaj mund ta paramendoj se do të ishte i motivuar për angazhim në Gjermani”, ka deklaruar ish-mesfushori i Bayernit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori