LAJMI I FUNDIT:

Scarlett Johansson dhe Colin Jost bëhen prindër

Scarlett Johansson dhe Colin Jost bëhen prindër
(Foto: Harper’s Bazaar)

Aktorja hollivudiane, Scarlett Johansson dhe burri i saj, Colin Jost, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e ka konfirmuar aktori me një postim në Instagram duke njoftuar se janë bërë me djalë dhe ka kërkuar privatësi.


“Në rregull, jemi bërë me fëmijë. Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë atë”, ka shkruar Jost.

View this post on Instagram

A post shared by Colin Jost (@colinjost)

Revista People publikoi informacionin e parë në lidhje me lindjen e fëmijës, ndërsa kjo ishte një befasi për shumëkënd sepse shtatzënia e Scarlett u zbulua vetëm disa ditë më parë.

Ky është fëmija i parë për 39-vjeçarin Jost, ndërsa 36-vjeçarja Johansson ka një vajzë gjashtëvjeçare nga martesa e mëparshme me Romain Dauriac. /Telegrafi/