Lojtari ka rrëfyer momente shokuese nga koha kur ai ka qenë lojtar i klubit mbretëror në akademinë e Real Madridit.

Ai thotë se atij ia kanë vjedhur edhe bukën dhe këpucët sportive.


“Nuk jam i lënduar nga ajo që ka ndodhur, sepse ishte përvojë e mirë dhe kam mësuar shumë, jam pjekur si person”.

“Shumë gjëra ndodhën jashtë fushave. Ana sportive shkoi mirë, por disa gjëra ndodhën që nuk duhet t'i ndodhin një fëmiu 11 apo 12 vjeç”.

“Mua mi kanë vjedhur këpucët, ushqimin, isha dënuar për gjëra që nuk bëja dhe nuk më lejonin nga dy javë që të stërvis në Valdebebas”.

“Dikush e shkroi një letër dhe ia dha trajnerin e shkroi emrin tim aty. Unë i thashë se nuk e kam shkruar atë letër, dhe se s'kam të bëj me atë”, u shpreh Niguez.

Ai ka vlerësuar lart Atleticon si klub, duke thënë se është klub i vlerave, stilit të jetës me përkushtim, punë të madhe, unitet dhe sakrificë. /Telegrafi/

telegrafi sport app