LAJMI I FUNDIT:

Sassuolo nuk është në garë për titull, thotë trajneri De Zerbi

Sassuolo nuk është në garë për titull, thotë trajneri De Zerbi
(Foto: Instagram/dezerbismo)

Sassuolo u ngjit në krye të tabelës së Serie A pas fitores së arritur në udhëtim te Hellas Verona, mirëpo trajneri Roberto De Zerbi ka thënë se skuadra e tij nuk është në garë për Scudetto.

Neroverdi kanë befasuar në fillimin e sezonit 2020/2021 duke regjistruar pesë fitore dhe tri barazime, ashtu që u pozicionuan në krye me 18 pikë (së paku derisa Milani ta zhvillonte ndeshjen e xhiros së tetë).


“Duhet të jemi seriozë, njerëz. Sa i përket Scudettos, janë skuadrat tjera që kanë më shumë se ne, nga të gjitha pikëpamjet”.

“Nuk kemi një përcaktim vetëm për të mbijetuar, mirëpo e kemi një mundësi për kualifikim evropian”.

“Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare (në fillim të sezonit), kështu më pëlqen të punoj, i lirë nga detyrimet. Kam nënshkruar për një vit, por vlen sa dhjetë. Mu duk gjë e duhur për të bërë”, ka deklaruar 41-vjeçari për Sky Sport. /Telegrafi/