LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Ronaldo i jashtëzakonshëm, duhet ende përmirësime

Sarri: Ronaldo i jashtëzakonshëm, duhet ende përmirësime
Maurizio Sarri (Foto: Stefano Guidi/Getty Images)

Juventusi fitoi ndaj Parmas, falë dy golave të Cristiano Ronaldos, duke u shkëputur në krye ndaj Interit me katër pikë.

Trajneri i Juves, Maurizio Sarri, ka pasur vetëm fjalë të mira për yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon.


 “Ishte një ndeshje e komplikuar, që nuk e mbyllëm dot kur duhej dhe vuajtëm shumë në fund. Megjithatë kemi në skuadër Ronaldon, një lojtar që di të jetë vendimtar në kohën e duhur dhe arritëm të marrim tri pikë me mjaft vlera”.

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

“Ka ende vend për përmirësime, por duhet të pranoj se skuadra funksionon mirë në tërësi”.

“Unë nuk kam frikë në futboll, pasi është vetëm një sport, ndaj trembem vetëm për gjëra më të mëdha në jetë. Lazio po kalon një formë të jashtëzakonshme, por shpresoj që të zgjasë pak. Ndaj tyre kemi humbur dy herë në dhjetor, duke bërë dy ndeshje të dobëta, por në tërësi jemi mirë dhe po funksionojmë ashtu si unë dua”, ka thënë Sarri.

Maurizio Sarri (Foto: Chris Ricco/Getty Images)

Synimi i Juves, mbetet Liga e Kampionëve, ndërsa vetë Sarri e pranon se ky është një objektiv i arritshëm, por ekipi duhet të përmirësohet.

 “Duhet të përmirësohemi ende shumë në intensitetin mental dhe menaxhimin e disa situatave të caktuara. Për shembull, mua personalisht nuk më pëlqen ai qarkullim i topit në gjysmëfushën tonë. Më mirë të marrim një gol në kundërsulm, por duke provuar të zgjidhim ndeshjen”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori