LAJMI I FUNDIT:

Sarri ka projektuar Lazion e re: Mendohen katër blerje dhe një shitje që sjell para

Sarri ka projektuar Lazion e re: Mendohen katër blerje dhe një shitje që sjell para

Maurizio Sarri prite të diell një numër lojtarësh që i njeh mirë në Lazio në afatin kalimtar të verës.

Biancocelestët po përgatitet të rinovojë skuadrën e tyre në fund të sezonit dhe po planifikojnë të shesin Sergej Milinkoviç-Savic për të financuar blerjet e reja.


Trajneri 63-vjeçar italian ishte i tërbuar me afatin e mjerueshëm të transferimeve të janarit, kështu që ai pret shumë gjatë verës.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Sarri shpreson të sjellë një numër lojtarësh besnikë të tij në Romë gjatë verës, duke filluar me mbrojtësin e majtë Emerson Palmieri, i cili aktualisht është i huazuar te Lyon nga Chelsea.

Një tjetër lojtar në atë listë është mesfushori i Evertonit, Allan, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.

Dries Mertens është gjithashtu në vëmendjen e Sarrit. Kontrata e sulmuesit belg po skadon me Napolin dhe ai do të donte të qëndronte në Itali, kështu që një marrëveshje duket mjaft e arritshme.

Më në fund është Ruben Loftus-Cheek. Sarri është një tifoz i madh i mesfushorit anglez dhe beson se ai do të ishte zëvendësuesi i përsosur për Milinkovic-Savic, që do të thotë se një marrëveshje mund të bëhet vetëm nëse serbi shitet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori