LAJMI I FUNDIT:

Sarkazma, kritikat dhe shenjat tjera që tregojnë se jeni në lidhje toksike

Sarkazma, kritikat dhe shenjat tjera që tregojnë se jeni në lidhje toksike

Është e vështirë të theksohen shenjat e një lidhje të pashëndetshme, e posaçërisht kur jeni tejet e investuar në personin tjetër.

Dhe nëse ndjenjat tuaja vazhdimisht nënvlerësohen dhe e gjeni veten duke u ndjerë e lënduar nga sjellja e keqe e partnerit, atëherë shanset janë të mëdha që keni ngecur në një lidhje toksike, transmeton Telegrafi.

Shenjat mund të jenë para jush, por ndonjëherë, ato nuk shihen qartë.

Prandaj ekspertja e seksit Jacqueline Hellyer zbulon shenjat nga të cilat duhet të keni kujdes – dhe kohën kur duhet të largoheni nga një lidhje e pashëndetshme.

“Një lidhje e shëndetshme është ajo ku ndiheni e lidhur, ndiheni se keni mbështetje nga ai, keni respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe besim në lidhje. Por, një lidhje toksike është kur të gjitha këto janë larguar dhe më nuk ndiheni se e keni të njëjtën lidhje me partnerin”, ka shpjeguar ajo.

Nëse vëreni se ka shenja të abuzimit fizik apo emocional, atëherë padyshim se këto janë shenja që tregojnë se lidhjes i ka ardhur fundi.

Përveç këtyre, edhe sarkazma dhe kritikat e shumta janë shenja që tregojnë se jeni në një lidhje abuzive. /Telegrafi/