Sarah Jessica Parker ka rrëfyer se “nuk ishte e përgatitur për komentet publike” mbi pamjen e saj fizike kur seriali “Sex and the City” nisi transmetimin në vitin 1998.
“Ka pasur raste kur kjo ka qenë vërtet e pakëndshme, sepse njerëzit kishin opinione — jo për punën time,” – tha aktorja 60-vjeçare gjatë një episodi të podkastit Call Her Daddy, të udhëhequr nga Alex Cooper.
Ndërsa Parker pranoi se “ndonjëherë” ndjehej e zhgënjyer për shkak të “keqkuptimeve” që publiku kishte për personazhin e saj, Carrie Bradshaw, ajo theksoi se ishin “komentet personale” ato që e prekën më shumë.
“Në atë kohë mendoja se isha një person me vetëbesim”, – tha ajo, duke sqaruar: “por kjo vihet në pikëpyetje dhe testohet”.
E pyetur drejtpërdrejt për disa nga komentet më të vështira që ka dëgjuar, ylli i “Hocus Pocus” u përgjigj: “Mendoj se thjesht ishin diskutimet për trupin dhe pamjen time fizike. Si për shembull, gjëra që nuk mund t’i ndryshoja, nuk do t’i ndryshoja dhe as që më kishte shkuar ndonjëherë në mendje t’i ndryshoja — madje as pasi i dëgjova, gjëra që më lanë pa fjalë, si: ‘Çfarë? Dikush vërtet do të thoshte një gjë të tillë?’”
Për Parker, “zhurmat” dhe komentet për fytyrën dhe trupin e saj “nuk ndiheshin si një bisedë e mirëfilltë”.
“Nuk ndihesha sikur mund të isha në një dhomë ku dikush të më thoshte: ‘Ti je vërtet e shëmtuar’” – shpjegoi ajo. “Dhe pastaj unë të mund të përgjigjesha: ‘Uau. Para së gjithash, është e vështirë ta dëgjosh këtë, por së dyti, pse dukesh i zemëruar për këtë? Pse ndjen nevojën ta thuash, ta komentosh?’”.
Aktorja, nënë e tre fëmijëve dhe e martuar me aktorin Matthew Broderick që nga viti 1997, kujtoi një moment të veçantë kur “një revistë kishte thënë diçka shumë të ligë” për pamjen e saj.
“Ishte si një goditje në pjesët më të ndjeshme,” – pranoi ajo. “Thjesht u ndjeva sikur: ‘Pse është kjo një problem? Pse kjo e meriton kohën tënde dhe pse dukesh sikur ndjen kënaqësi kur e thua?’”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

U përfolën për lidhje dashurie – prishet raporti mes Anisa Veselit dhe Eduart Kuqit

Pak ditë pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar, nder e respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka – jeni superheroina

‘Lodrat’ që ndezën rrjetin – diss-e të fshehura mes Eglit dhe motrës së Gjestit?

‘Lodrat’ që ndezën rrjetin - diss-e të fshehura mes Eglit dhe motrës së Gjestit?

Pak ditë pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri: Jam shumë e emocionuar, nder e respekt për të gjitha nënat që sakrifikojnë gjithçka - jeni superheroina

Skandali në koncert, fotografitë e Andy Byron me familjen bëhen virale - dukej një martesë e lumtur

Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës nderon Laert Vasilin me titullin “Kalorës i Shën Kostandin Dardanasit”

Reagimi i presidentes Osmani pas koncertit të Armend Rexhepagiqit: Natë magjike, krijimtari që sfidon kohën

Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon aktorja: Nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë