LAJMI I FUNDIT:

Sao Paolo mbulohet nga errësira, në mes të ditës – publikohen pamjet që ngjajnë me ato apokaliptike

Sao Paolo mbulohet nga errësira, në mes të ditës – publikohen pamjet që ngjajnë me ato apokaliptike

Një pasdite të ngjeshur në Brazil, banorët e Sao Paulo papritmas u gjetën të lënë në një errësirë të mirëfilltë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth orës 3 të pasdites, sipas kohës lokale, makinat, bizneset dhe shtëpitë u detyruan të ndiznin dritat e tyre ndërsa dita u bë natë.


Kjo dukuri ishte e ngjashme me një fenomen që është shfaqur edhe në zonat e Siberisë këtë verë.

Si pasojë, kombinimi i tymit të zjarrit, reve të dendura të shiut dhe një front i ftohtë kanë “mbështjellë” përkohësisht qytetin më të madh të Brazilit, duke krijuar një errësirë.

”Tymi nuk erdhi nga zjarret në shtetin e Sao Paulo, por nga zjarre shumë të dendura që kanë ndodhur për disa ditë në Rondônia dhe Bolivi”, ka thënë Josélia Pegorim, një meteorologe në kanalin televiziv brazilian Climatempo në një intervistë për Globo. “Fronti i ftohtë ndryshoi drejtimin dhe erërat e tij transportuan tymin në Sao Paulo”.

Ndërsa meteorologu i AccuWeather, Eric Leister vuri në dukje se zhvendosja në frontin e ftohtë solli edhe stuhi dhe temperatura që ishin shumë më të ulëta se mesatarja.

Pamjet video të xhiruara nga Marcus Mendes, një banor i Sao Paulo, treguan shtrirjen e errësirës që kapërceu qytetin në mes të pasdites. Në një email për AccuWeather, Mendes tha se moti atje ndryshoi me shpejtësi gjatë gjithë ditës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori